Lidhje

Presidenti i Toyotës kërkon falje për defektet në makina


Presidenti i kompanisë japoneze të automjeteve Toyota kërkoi falje për defektet që çuan në tërheqjen nga tregu të miliona automjeteve për arsye sigurie.

Akio Tojoda kërkoi ndjesë sot në Nagoya të Japonisë, në konferencën e parë zyrtare për shtyp që kur u deklarua tërheqja për herë të parë.

Toyota po heq nga tregu 8 milionë automjete në gjithë botën për shkak të defekteve me pedalin e gazit që mund të shkaktojnë një përshpejtim të padëshiruar në disa nga modelet e tyre më popullore, përfshirë Camry-n dhe Corolla-n.

Kompania e automjeteve po përballet gjithashtu me tërhqjen nga tregu të 270 mijë makinave hibride Prius në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të një defekti në sistemin e frenave.

Tojoda, nipi i themeluesit të Tojotës, premtoi se kompania do të merret me të gjitha problemet e sigurisë, duke krijuar një komision të posaçëm për të shqyrtuar cilësinë.

XS
SM
MD
LG