Lidhje

Koreja e Veriut liroi një misionar amerikan, e dërgoi atë në Kinë


Koreja e Veriut liroi një misionar amerikan që e mbante prej një muaji dhe e dërgoi atë në Kinë.

Zyrtarët në ambasadën amerikane në Pekin thonë se Robert Park, mbërriti atje sot në mëngjes dhe pritet të niset tani për në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Park u arrestua më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve, kur ai me vetëdije kaloi kufirin nga Kina për në Korenë e Veriut për të tërhequr vëmendjen për të drejtat e njeriut.

Aktivistë që punojnë me të thonë se ai kishte me vete një Bibël dhe një letër për udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Il, që i bënte thirrje atij të mbyllte kampet famëkeqe të të burgosurve dhe të jepte dorëheqjen. (ze)

XS
SM
MD
LG