Lidhje

SHBA: Zonat lindore dhe qëndrore përfshihen nga stuhia dimërore


Banorët e shteteve qëndrore dhe lindore të Atlantikut po përballen me një ngricë dhe stuhi, si pasojë e së cilës, kanë mbetur pa energji elektrike qindra mijëra njerëz dhe deri tani është njoftuar për 2 të vdekur.

Nga Nju Xhërsi deri në jug të Virxhinias, bora e dëndur dhe erërat e fuqishme kanë lënë mjaft shtëpi pa energji elektrike, dhe kanë shkaktuar rrëzim të pemëve.

Aeroportet dhe linjat hekurudhore janë mbyllur. Situata e emergjencës është shpallur në zonën qendrore.

Bora që ka rënë për më shumë se 24 orë, po shoqërohet nga një i ftohtë i pazakontë, me temperatura të ulëta që ndërlikojnë përpjekjet e skuadrave të pastrimit të rrugëve.

XS
SM
MD
LG