Lidhje

NATO-ja përgatitet për një mësymje madhore në Afganistan


Në Afganistanin jugor, militantët Taleban po bëhen gati të luftojnë forcat e NATO-s që po përgatiten për një mësymje madhore në pika kyçe ku strehohen kryengritësit. Deshmitarët thonë se luftetarët Taleban po sjellin furnizime me armë dhe po hapin transhe përreth zonës Marijah në provincën e Helmandit, strehë e rreth 80 mijë njerëzve dhe një qendër trafikut të opiumit.

Komandantët e NATO-s thonë se mijëra forca të koalicionit dhe trupa afgane po përgatiten të rimarrin Marijah në një prej mësymjeve më të mëdha të luftës 8 vjeçare në Afganistan. Kjo do të jetë beteja e parë kryesore nga forcat e koalicionit qëkur presidenti Obama dha urdhër për 30 mijë trupa shtesë në Afganistan për të mundur rezistencën talebane. //kh//

XS
SM
MD
LG