Lidhje

Obama: Masat për sanksione kundër Iranit po lëvizin shpejt


Presidenti Barak Obama tha se masat ndërkombëtare për sanksione të reja kundër Iranit po lëvizin mjaft shpejt pas deklaratave të Iranit se po intensifikon pasurimin e uraniumit.

Zoti Obama u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Irani duket se nuk e ka përfillur ofertën e tij për t’u angazhuar në bisedime. Ai tha se ngurrimi i Iranit për të pranuar një propozim të ofruar me ndërmjetësimin e OKB-së për ta bërë pasurimin e uraniumit jashtë vendit tregon se regjimi islamik synon ta përdorë uraniumin për qëllime ushtarake.

Dje Irani tha se e ka rritur pasurimin e uraniumit në nivelin 20 përqind për të furnizuar një reaktor bërthamor për qëllime mjeksore. Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara se programi bërthamor i Iranit synon prodhimin e armëve atomike por Teherani thotë se qëllimet e tij janë paqësore.

Zoti Obama nuk njoftoi ndonjë plan konkret për zbatimin e sanksioneve të reja. Ai shtoi se ende ka vend për diplomaci me Iranin.

XS
SM
MD
LG