Lidhje

Shqipëri: Komision për gjetjen e eshtrave të të vrarëve


Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se qeveria do të ngrejë një grup të posaçëm i cili do te merret me kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e të ekzekutuarve nga regjimi komunist.

Ky vendim vjen pak ditë pasi në Tiranë u njoftua për gjetjen e një varreze ku ishin hedhur trupat e të paktën 19 personave të cilët mendohet të jenë kundërshtarë të regjimit të diktatorit Enver Hoxha të cilët janë vrarë.

Në Shqipëri sipas të dhënave nga shoqatat e ish të persekutuarve politikë mbi 4 mijë shqiptarë u ekzekutuan pa gjyq vetëm sepse u konsideruan armiq të diktaturës komuniste.

Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Brendshme hartimin e projektit mbi bazën e të cilit do të funksionojë ky grup, në mënyrë që vendimi të merret javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG