Lidhje

Ish presidenti Klinton del nga spitali pas një procedure kardiologjike


Ish presidenti amerikan Bill Klinton doli sot nga spitali në Njo Jork pas kryerjes së një ndërhyrjeje për hapjen një aterje të bllokuar koronare.

Mjekët e kryen dje procedurën, pasi ish presidenti u shtrua në spital pas dhimbjes që ndjente në gjoks.

Mjeku i zotit Klinton, Alan Shvarc, tha se ish presidenti nuk pati ndonjë goditje në zemër e as ndonjë dëmtim të ndonjë forme tjetër. Dr. Shvarc tha se procedura u krye pa probleme dhe prognoza për përmirësimin e gjendjes së tij është e shkëlqyer. Mjeku tha gjithashtu se ish presidenti është ngritur nga shtrati dhe ecën.

Zoti Klinton, i cili bëri një operacion me katër bajpase në vitin 2004 për hapjen e artereve të bllokuara, pritet të paraqitet në punë përsëri në hënën. //iç//

XS
SM
MD
LG