Lidhje

Afganistan: Forcat talebane marrin përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës


Forcat talebane morën sot përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë, ku u plagosën disa ushtarë amerikanë.

Incidenti ndodhi dje, në një bazë ushtarake të përbashkët amerikano-afgane në provincën lindore të Paktias, pranë kufirit afgan.

Një zëdhënës i guvernatorit provincial Rullah Samun, tha se 5 ushtarë u plagosën në këtë sulm. Zyrtarë ushtarakë amerikanë konfirmuan se disa ushtarë u plagosën në një shpërthim në një bazë në lindje të vendit, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Ndërkohë, forcat afgane dhe ato të koalicionit thonë se po zhvillojnë hetime lidhur me incidentin në distriktin Gardez të provincës së Paktias.//lk




XS
SM
MD
LG