Lidhje

Gjykata e Hagës hedh poshtë kërkesën e Karaxhiçit për vetëmbrojtje


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës ka hedhur poshtë kërkesën e ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, për t’u paraqitur përpara gjyqit, pa avokatin e caktuar nga gjykata.

Karaxhiçi pati planifikuar që të mbrohej vetë në gjykatën e krimeve të luftës dhe ka apeluar vendimin e gjykatës që ka caktuar një avokat për të.

Gjyqi është përcaktuar që të mbahet në muajin mars. Karaxhiçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzat ku përfshihet gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit gjatë konfliktit të viteve 1990 në Bosnje Hercegovinë.

Karaxhiçi i ka hedhur poshtë akuzat dhe nuk u paraqit në seancën e hapjes së gjyqit ndaj tij në muajin tetor, duke kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.

64 vjeçari u kap në korrik të vittit 2008, afërsisht 13 vjet pas shpalljes si një prej personave më të kërkuar në botë.//lk

XS
SM
MD
LG