Lidhje

Ndërtimi i tunelit të Bosforit bllokohet nga zbulimet arkeologjike


Në qytetin më të madh të Turqisë janë duke u përplasur lashtësia dhe bota moderne, ndërsa vazhdon një projekt për ndërtimin e një tuneli nën ngushticën e Bosforit. Projekti i Marmarës, synon të lidhë me hekurudhë Azinë me Evropën dhe të rigjallërojë sistemin e transportit të Stambollit. Por, historia aktualisht po i ze rrugën progresit, ndërsa punëtorët zbuluan gërmadhat e atij që dikur ishte një port i periudhës bizantine.

Në zemër të Stambollit, arkeologët punojnë natë e ditë mbi një port të lashtë. Këtu do të jetë sistemi më i ri i transportit të qytetit. Por tani për tani, ai është një gërmim masiv arkeologjik.

Krahas me mijëra poçe prej balte janë fundosur anije që datojnë më tepër se 1 mijë vjet më parë. Zejenp Kiziltan është drejtoreshë e muzeumeve arkeologjike të Stambollit dhe ajo drejton punimet. Ajo thotë:

"Ky port është ndërtuar në shekullin e 4-ërt dhe është përdorur deri në shekullin e 11-të. Varkat që vinin këtu furnizonin qytetin me ushqime, këtu vinin kryesisht anije me grurë nga Egjipti. Pra, ky ishte si të thuash "Porti ndërkombëtar" i Stambollit."

Pas ç'ankorimit, anijet me objektet e zbuluara nisen drejt qendrave arkeologjike në mbarë vendin, për t'u ruajtur. Por megjithë zbulimet, arkeologët ndjejnë se koha nuk punon në favor të tyre. Gërmimet po pengojnë një nga projektet më të mëdha inxhinierike në botë.

"Ne duhet ta mbarojmë gërmimin për t'ja lënë të gjithë objektin ndërtimit. Ne po vazhdojmë punën, ndërsa makinat e gërmimit presin prapa shpinës sonë." - thotë ajo

Vetëm disa metra më tutje qendrës arkeologjike, puna vazhdon në tunelin që do të përshkojë Bosforin, duke i lidhur të dyja pjesët e Stambollit dhe duke e lehtësuar trafikun e qytetit.

Zbulimi i portit të lashtë po bëhet një pengesë e madhe për ndërtuesit. Hasan Gokdere është një nga inxhinerët kryesorë të projektit, dhe thotë:

" Data e konkurimit të projektit tone do të shtyhet, shtyhet dhe përsëri shtyhet, për rreth tre vjet. Aktualisht, ky nuk është problem Ne jemi duke njohur njëkohësisht edhe historinë tonë. Kosto e punimeve do të shtohet. Por ne pritëm 100 vjet për këtë projekt. Prandaj mund të presim pa problem edhe tre vjet të tjerë."

50 metra nën Bosfor, punotorët e ndërtimit përpiqen të fitojnë kohën që kanë humbur nga gërmimet arkeologjike.

Tuneli, kur të përfundojë, do të mbajë 1 milion njerëz në ditë, në trenat e metrosë nën tokë, që do ta përshkruajnë qytetin në të gjithë gjatësinë e tij.

Kryearkeologu Kiziltan thotë, se tani për tani, qeveria u ka premtuar arkeologëve të gjithë kohën për të cilën kanë nevojë.//mm//


XS
SM
MD
LG