Lidhje

Afganistan, NATO pranon përgjegjësinë për vrasjen e civilëve


<!-- IMAGE -->

NATO-ja pranoi përgjegjësinë për vrasjen e 12 civilëve afganë gjatë një ofensive të madhe kundër talebanëve në Afganistanin jugor.

NATO-ja tha se civilët u vranë nga dy raketa të cilat gabuan objektiv. Presidenti afgan Hamid Karzai shprehu keqardhje për incidentin dhe urdhëroi fillimin e hetimeve.

Ndërkohë, trupat e NATO-s vazhduan edhe sot depërtimin në një bazë talebane në jug të vendit.

Ofensiva e gjerë me pjesmarrjen e 15 mijë trupave është përqendruar në një zonë bujqësore të provicës Helmand.

Forcat amerikane thonë se po punojnë me kujdes dhe me ngadalë për të pastruar rrugët nga dhjetra bomba ndërkohë që trupat përparojnë në rajon.

Gjatë një interviste që i dha sot rrjetit televiziv CNN, Këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan, James Jones tha se operacioni po shkon mirë. //ii

XS
SM
MD
LG