Lidhje

Klinton, thirrje Iranit të ndryshojë politikën "e rrezikshme"


Sekretarja e Shtetit Klinton i bëri thirrje Iranit që të ndryshojë atë që ajo e quajti politikë të “rrezikshme” bërthamore.

Në fjalimin e saj në forumin e përbashkët mes SHBA dhe vendeve islamike në Doha të Katarit, zonja Klinton tha se pozita aktuale e Teheranit, i lë pak mundësi komunitetit ndërkombëtar, përveçse t’i imponojë një kosto më të lartë Iranit.

SHBA kanë ushtruar presion përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur një raund të katërt sanksionesh ndaj Iranit, të cilat kërkojnë pakësimin e aktivitetit të tij për pasurimin e uraniumit.

SHBA dhe aletët e tij kanë akuzuar Iranin se përpiqet të prodhojë armën bërthamore, por Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Zonja Klinton do të ketë bisedime edhe me zyrtarë të Arabisë Saudite, bisedime që do të përqëndrohen në çështjet e Lindjes së Mesme. Përveç Iranit, në temat që do të diskutohen përfshihen dhe përpjekjet për rifillimin e bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG