Lidhje

Persekutimi politik i gruas shqiptare gjatë komunizmit


Në Shqipëri është rikthyer në qendër të vëmendjes publike çështja e të persekutuarve politikë. Kryeministri Berisha ka njoftuar se qeveria do të formojë një grup të posaçëm për kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të të përndjekurve. Por shoqatat që përfaqësojnë të persekutuarit kanë kërkuar nga autoritetet që të përshpejtojnë procedurat dhe dhënien e dëmshpërblimeve për vitet e burgut gjatë komunizmit. Tema e persekutimit të gruas shqiptare u diskutua ditët e fundit në një aktivitet të organizuar nga shoqata shqiptaro-amerikane Vatra, në Nju Jork. Zëri i Amerikës bisedoi me dy aktiviste, zonjën Mimoza Dajçi dhe zonjën Merita Shkupi të angazhuara në këtë aktivitet.

XS
SM
MD
LG