Lidhje

Dokumentari "Ten9Eight" dhe ëndërrat e fëmijëve në zonat e varfëra


Dokumentari i Meri Maxios "Ten, Nine, Eight Shoot for the Moon", hapet me idenë: "Çdo nëntë sekonda një adoleshent në Shtetet e Bashkuara lë shkollën e mesme. Imagjinoni sikur ata t'i përfundonin studimet". Filmi trajton një histori frymëzuese për nxënësit problematikë, jetët e të cilëve marrin një kthesë duke mësuar aftësitë e biznesit dhe duke konkuruar për një çmim prej 10 mijë dollarësh.

Konkurimi është i vështirë. Janë 24 mijë konkurrentë nga gjithë Shtetet e Bashkuara, por vetëm 34 prej tyre shkojnë në finalen që mbahet në qytetin e Nju Jorkut.

"Keni 8 minuta e gjysëm për t'u prezantuar, juria do të ketë tre minuta për të bërë pyetje".

Të rinjë marrin pjesë në atë që quhet Konkurrimi Kombëtar i Rrjetit të të Mësuarit të Sipërmarrjes së Biznesit. Kjo organizatë jo fitimprurëse, ndihmon mijëra të rinj që vijnë nga komunitete me të ardhura të ulëta, për të zhvilluar prirjen e tyre të biznesit. Studentët paraqesin një plan biznesi përpara një jurie me mësues, drejtues komunitetesh dhe sipërmarrës. Fituesi fiton 10 mijë dollarë dhe një mundësi për të ndryshuar jetën.

Realizuesja e filmit Meri Maxio ka ndjekur ecurinë e 12 prej këtyre fëmijëve, nga fillimi deri në fund. Nxënësit nisin duke mësuar se si të hartojnë një plan biznesi, që tregon drejtimin e kompanisë së tyre të ardhshme.

Sipërmarrësit e rinj krijojnë biznese që varijojnë nga qirinjtë organikë dhe kitarat, deri tek tek helmetat e futbollit amerikan.

Ata duhet të njohin matematikën, të dinë të komunikojnë në mënyrë efektive me të tjerët, dhe të bindin investitorët e mëdhenj që plani i tyre ia vlen të financohet.

Këta adoleshentë thonë se ata nuk e kishin menduar kurrë që ata mund të ndryshonin kaq shumë, nga nxënës që mund të linin shkollën , në pronarë të besueshëm biznesi dhe studentë kolegji.

"Kurrë nuk e kisha menduar se do të fitoja miliona dollarë".

Rodnei Uolker është themeluesi i organizatës "Forever Life Video Production", një biznes për kasetat video të martesave me muzikë origjinale.

"Isha 5 vjeç kur erdha në këtë jetimore".

Si shumica e fëmijëve në zonën e varfër urbane ku ai jetonte, Rodney ka patur një jetë të ashpër. Ai u braktis nga prindërit e tij. Babai i tij, një veteran i luftës në Vietnam, ishte një përdorues heroine. Rodneit iu desh të luftonte fort për të qëndrur në shkollë. Ai thotë se konkursi i biznesit e ndihmoi atë që të rriste besimin dhe forcën , që ai kishte nevojë për të plotësuar ëndrrën e tij.

"Ende më duhej të kthehesha në shtëpi, në një komunitet me drogë, varfëri dhe dhunën e bandave. Kështu ishte atje. E vetmja gjë që kishte ëndërruar ishte frymëzimi dhe mënyra ime për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë".

Amanda Loyola dhe Jessica Cervantes vijnë nga familje që luftojnë për jetesën e tyre. Prindërit e tyre janë imigrantë. Amanda Loyola thotë se familja e saj e ka mësuar atë që të ketë piksynime të larta në jetë.

"Familja ime është shembull se si unë jetoj jetën time. Ata nuk kishin asgjë kur erdhën, e madje nuk flisnin shumë anglisht në fillim".

Lentja e kamerës së Maxios ka fiksuar shpresën dhe frikën por gjithshtu dhe këmbnguljen dhe orientimin e këtyre të rinjve.

"Ne ishim të mirëpritur këtu dhe kjo mikëpritje në një zonë të tillë urbane, realisht ktheu paragjykimin tim për jetën në këto zona , dhe për njerëzit që i popullojnë ato".

Këta adoleshentë bisedojnë për atë çka i motivon, dikush flet për besimin, për pragmatizmin, dedikimin, iniciativën, të menduarit pozitiv, dhe dëshira për të kapërcyer vështirësitë.

Mazio gjithashtu kapërceu një vështirësi. Në ditën e premierës ajo kishte frikë se të rinjtë nuk do të vinin të shikonin filmin. Po në fakt, thotë ajo, kinemaja u mbush me të rinj të zonave të varfëra urbane, të cilët u përqëndruan në ekranin e madh, të përhumbur në ëndrrën e tyre të suksesit. //iç//

XS
SM
MD
LG