Lidhje

Klinton:  Irani po bëhet një diktaturë ushtarake


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani po bëhet një diktaturë ushtarake, duke shtuar se forca ushtarake elitë e Iranit, Garda Revolucionare po zë vendin e qeverisë.

Zonja Klinton i bëri komentet në Katar sot, para se të shkonte në Arabinë Saudite, si pjesë e një turneu në rajonin e Gjirit Persik për të nxitur përpjekjet për intensifikimin e presionit ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.

Zonja Klinton po mban takime me Mbretin saudit Abdullah, si dhe me ministrin e jashtëm, Princin Saud al-Faisal për të siguruar mbështetjen arabe për sanksione të reja ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG