Lidhje

Greqia mes hendekut të krizës ekonomike


<!-- IMAGE -->

Ministri grek i financave George Papaconstantinous po u bën thirrje vendeve të eruro-zonës që të tregohen të duruara ndërkohë që Greqia mundohet ta nxjerr veten nga kriza financiare. Gjatë një takimi të ministrave të financave të Bashkimit Evropian në Bruksel të henën, ai krahasoi ndreqjen e problemeve ekonomike të vendit të tij me ndryshimin e kursit të Titanikut, anijes legjendare transatlantike që u mbyt në vititn 1912.

Ministrat e financave të 16 vendeve që përdorin euron si monedhë shkembimi e paralajmëruan Greqinë se duhet të ndermarrë masa të tjera deri nga mesi i marsit nëse shkurtimet deshtojnë të ulin defiçitin buxhetor. Defiçiti buxhetor i Greqisë vitin e kaluar ishte afro 13 përqind e prodhimit të brendëshëm bruto, më shumë se katër herë nga tavani i caktuar nga Bashkimi Evropia.

Qeveria greke ka rritur ndërkohë taksën e benzinës dhe ka ngrirë pagat për sherbimet civile. Po ashtu ka në plan të shtojë moshën e daljes në pension për të kursyer para. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian druhen se problemet e Greqisë mund të ulin ndjeshëm vlerën e eruros.

Kryeministri grek George Papandreou i tha kanalit televiziv CNN të henën se Greqia po i kërkon Bashkimit Evropian ndihmë dhe mbështetje financiare. Ai tha se donte të rikthente atë që ai e quajti, ndjenjën greke të kredibilitetit. //kh//

XS
SM
MD
LG