Lidhje

Kapet një komandant taleban gjatë një operacioni në Pakistan


<!-- IMAGE -->

Zyrtarë amerikanë dhe pakistanezë thonë se gjatë një operacioni sekret të përbashkët mes agjentëve të zbulimit të të dy vendeve disa ditë më parë në Karaçi, u kap një komandant i lartë taleban.

Zyrtarët thanë se ai është komandanti afgan Mullah Abdul Ghani Baradar, i dyti përsa i përket ndikimit, pas themeluesit taleban, Mullah Muahmad Omar. Ata thanë se Baradar është figura më e rëndësishme talebane që është kapur që kur filloi lufta në Afganistan në fund të vitit 2001.

Talebanët afganë mohuan se Baradar është kapur, duke thënë se njoftimi ishte i rremë. Agjentë pakistanezë dhe amerikanë të zbulimit thonë se po e marrin në pyetje Baradarin, i cili ka drejtuar operacionet ushtarake të talebanëve dhe këshillin politik qeverisës të tyre.

Zyrtarët thonë se kapja e tij le të kuptohet se ekziston një nivel i ri bashkëpunimi mes agjencive pakistaneze dhe atyre amerikane të zbulimit.//lk


XS
SM
MD
LG