Presidenti i ri i Kroacisë, Ivo Josipoviç që sapo ka bërë betimin premtoi
se do të përpiqet pa u lodhur për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar
korrupsionin. Ai gjithahshtu u zotua në fjalimin e inaugurimit se do ta
udhëheqë Kroacinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Zoti Josipoviç, profesor i së drejtës dhe kompozitor i muzikës klasike, fitoi zgjedhjet muajin e kaluar, pas një fushate me platformë reformash pro-perëndimore që zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se janë të nevojshme për anëtarësim.
Në ceremoninë e zhvilluar në Zagreb morën pjesë 1 mijë vetë.
Binte në sy mungesa e Presidentit serb Boris Tadiç, që e bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së homologut të tij nga Kosova Fatmir Sejdiu.//kk//