Lidhje

Samaras: Konservatorët grekë nuk i tremben hetimit


Udhëheqësi i opozitës greke Antonis Samaras thotë se partia e tij konservatore Demokracia e Re nuk ka asgjë për të fshehur në një hetim për akuzat se nuk ka raportuar siç duhet borxhin e vendit kur ishte në pushtet.

Samaras tha se pas bisedimeve dje me kryeministrin Jorgo Papandreu partia nuk i trembet asgjëje.

Por ai shtoi se socialistët nuk i kuptojnë pasojat e një hetimi të tillë. Ai tha se një proces i tillë do të dëmtojë edhe më tej imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Samaras tha se konservatorët nuk janë përgjegjës për krizën ekonomike të Greqisë dhe kritikoi mënyrën sesi po e adresojnë problemin socialistët.

Deputetët socialistë njoftuan të martën se parlamenti do të hetojë akuzat se ish qeveria konservatore nuk raportoi përmasat e defiçitit buxhetor para se të largohej nga pushteti vitin e kaluar.

Shifrat aktuale i shokuan socialistët dhe e çuan Greqinë në krizën e tanishme ekonomike.

XS
SM
MD
LG