Agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara për herë të parë tha se është e shqetësuar se Irani mund të jetë duke punuar për prodhimin e një arme bërthamore.
Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore thotë se informacioni i ri rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit ngre mundësinë se mund të jetë duke zhvilluar koka mbushëse bërthamore për një raketë.
Agjencia konfirmoi gjithashtu deklaratën e fundit të Iranit se ka pasuruar uraniumin në nivelin 20 përqind.
Fuqitë botërore shqetësohen se Irani mund të përdorë procesin e pasurimit të uraniumit për armë bërthamore.
Shefi i agjencisë, Jukija Amano formuloi raportin për bordin e guvernatorëve.
I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Irna se raporti konfirmon synimin paqësor të aktiviteteve bërthamore të Iranit.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha dje se Irani ka dështuar përsëri të përmbushë detyrimet ndërkombëtare dhe se për këtë do të ketë pasoja.