Lidhje

Mitrovicë: Gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë kërkojnë kthimin në punë


Sot në pjesën jugore të Mitrovicës, dhjetëra ish punonjës shqiptarë të gjykatave në veri të Kosovës, protestuan duke kërkuar rikthimin në vendet e tyre të punës. Disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, protestues serb bllokuan gjykatat në veri të cilat kontrolloheshin nga Misioni i Kombeve të Bashkuara. Për një kohë të gjatë këto gjykata nuk funksionuan fare, ndërsa vitin e kaluar atje kanë vepruar një numër i kufizuar i gjykatësve dhe prokurove të EULEX-it, por asnjë gjykatës apo prokurorë vendas.

XS
SM
MD
LG