Lidhje

Astronautët bëhen gati të kthehen në tokë nga stacioni i hapësirës


Astronautët në bordin e anijes amerikane Endevër të hapësirës po përgatiten të kthehen në tokë, por qielli me re mund të bëhet shkak për shtyrjen e largimit të tyre nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Nëse kushtet atmosferike janë të përshtatëshme, ekipi prej 6 anëtarësh do të zbresë në Qendrën e Hapësirës Kenedi në shtetin e Floridës sonte. Por shiu dhe retë mund ta detyrojnë anijen Endevër të ulet në anën tjetër të vendit, në Kaliforni disa orë më vonë.

Astronautët e zgjeruan stacionin ndërkombëtar gjatë qendrimit të tyre dyjavor në hapësirë. Një shtesë e re me kupolë që iu instalua stacionit krijon mundësi për një pajme pothuajse 360 gradëshe jashtë tij.

NASA ka në plan të kryejë edhe katër misione të tjera në stacionin e hapësirës para fundit të këtij viti, kur flota e anijeve të hapësirës të mos përdoret më. //mm//

XS
SM
MD
LG