Lidhje

40 të vdekur dhe 100 të plagosur në ishullin Madeira të Portugalisë


<!-- IMAGE -->

Zyrtarët portugezë thonë se përmbytjet dhe shkarja e dherave në ishullin turistik Madeira kanë lënë të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Punonjësit e ekipeve të ndihmave dhe personeli ushtarak nga Portugalia ka mbërritur tashmë në ishull. Sekretari i çështjeve sociale rajonale, Francisco Ramos, u tha gazetarëve sot se numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të jetë në ngritje. Ai tha se nuk ka ende të dhëna për numrin e njerëzve të humbur.

Media vendase thotë se reshjet e shumta dhe erërat që kapin 100 kilometra në orë goditën ishullin mbrëmë dhe rrëzuan pemë dhe bllokuan rrugët, duke penguar punën e ekipeve të ndihmave.

Ishulli turistik Madeira ndodhet rreth 900 kilometra në jugperëndim të Portugalisë. Nuk dihet ende nëse ka patur turistë mes viktimave të stuhisë. //iç//

XS
SM
MD
LG