Lidhje

Kryeministri i Hollandës për tërheqjen e trupave nga Afganistani


Kryeministri i Hollandës tha se pret që trupat hollandeze të lënë Afganistanin siç ishte planifikuar gjatë këtij viti.

Kryeministri Jan Peter Balkenende foli në televizionin hollandez, një ditë pas rënies së qeverisë së tij, shkak për të cilën u bë shkëputja e një partneri kryesor në qeverisje, i cili nuk mbështet tërheqjen etrupave.

Vendi ka afërsisht 2 mijë forca që shërbejnë kryesisht në provincën jugore të Afganistanit, Uruzgan. Është planifikuar që ata të largohen në muajin gusht.

Kundërthëniet mbi tërheqjen e trupave hollandeze, pasojnë kërkesën e SHBA për aletaët e NATO-s që të angazhohen me më shumë trupa dhe burime në përpejkjet e luftës në Afganistan.

Në Afganistanin jugor, NATO dhe forcat afgane po vazhdojnë ofensivën që ka për qëllim marrjen nën kontroll të një baze të sigurt të talebanëve. Trupat e NATO-s thanë sot se vazhdojnë të hasin rezistencë në Marxha, por ata po arrijnë një progres të vazhdueshëm.

Gjenerali amerikan i cili mbikqyr luftërat në Afganistan dhe Irak, i quajti luftimet në Marxhah, si betejën hapëse të një fushate të gjatë. //iç//

XS
SM
MD
LG