Lidhje

Kreu i ushtrisë franceze flet për dy gazetarët e rrëmbyer në Afganistan


<!-- IMAGE -->

Kreu i ushtrisë franceze tha se kërkimi për dy gazetarë të rrëmbyer dhjetorin e kaluar në Afganistan ka kushtuar më shumë se 13 presje 6 milionë dollarë.

Shefi i shtabit të përgjithshëm francez Jean-Louis Georgelin e dha këtë shifër sot në një intervistë për radion Evropa-1.

Ai tha se e publikoi shifrën për t’u dhënë njerëzve sensin e përgjegjësisë, por shtoi se nuk kërkon të sfidojë të drejtën për lirinë e shtypit.

Të dy francezët dhe tre punonjësit afganë u rrëmbyen më 30 dhjetor në provincën Kapisa, në verilindje të kryeqytetit Kabul.

Javën e kaluar Talebani publikoi një vidio të një personi që i bënte thirrje qeverisë franceze të vazhdonte të negocionte për lirimin e tyre. //iç//

XS
SM
MD
LG