Lidhje

Aktori Kevin Kostner jep me sukses një koncert në Madrid


Njihet si aktori sharmant i ekranit të Hollivudit, por njihet dhe si këngëtar kantri mjaft i dashur, e madje jo vetëm për amerikanët. Bëhet fjalë për Kevin Costner i cili ka përfunduar mbrëmë me sukses të plotë koncertin e tij në Madrid.

Adhuruesit spanjollë kanë përshëndetur këngëtarin dhe aktorin e mirënjohur, i cili sëbashku me grupin e tij Modern West, kanë interpretuar këngë, për të cilat ai vetë thotë se i përkasin "Rrokut perëndimor amerikan".

Ylli i kinemasë amerikane, thotë se ishte bashkëshortja e tij ajo, e cila e ka qenë shtysa kryesore për organizmin e një turneu të tillë. "Ajo më ka thënë gjithmonë se unë dukem kaq i lumtur kur interpretoj në kitarrë, por nuk ia kam vënë veshin për një kohë të gjatë, deri sa erdhi një ditë kur interpretova përpara publikut dhe u duk se i pëlqeva atij", thotë Costner. CD me këngët e turit të tij të fundit në Spanjë del në treg nesër. Ndërkaq turneu i tij vazhdon me koncertet në Barcelonë e më tej në disa vende të tjera të Europës Veriore.

XS
SM
MD
LG