Lidhje

Ulet me sukses anija Endeavour


Anija amerikane e hapsirës Endeavour është ulur me sukses në Qendrën Hapsinore Kenedi në Florida.

Ulja ndodhi në orën 10:20 sipas orës lokale të dielën pasi manaxherët e misionit vendosën që moti ishte përmirësuar mjaft për të mundësuar zbritjen e anijes në tokë në pistën kryesore të qendrës Kenedi

Punonjësit qenë shqetësuar se shirat dhe retë e ulëta mund ta detyronin anijen të qendronte në orbitë. Por 90 minuta para uljes së caktuar, NASA njoftoi anijen Endeavour se moti ishte i përshtatshëm për të filluar zbritjen nga orbita.

Gjatë misionit dy javor të anijes në Stacionin Hapsinor Nderkombëtar, astronautët instaluan një modul vëzhgues me një kupolë që ofron shikimin prej afro 360 gradësh të hapsirës jashtë stacionit.

NASA ka në plan edhe katë misione të tjera për në stacionin hapsinor para fundit të vitit, kur edhe flota e anijeve dalin nga përdorimi.


XS
SM
MD
LG