Lidhje

Tojota jep llogari para ligjvenësve amerikanë


<!-- IMAGE -->

Ligjvenësit nuk humbën kohë për të kritikuar menjëherë Tojotën për reagimin e ngadaltë rreth shqetësimeve se automjetet mund të shtojnë shpejtësinë menjëherë dhe papritmas. Kongresmeni demokrat Bart Stupak i tha Komitetit të Dhomës së Përfaqësueve për Energjinë dhe Tregtinë se gjetjet e tij ishin problematike.

“Tojota mospërfilli ankesat e blerësve për të ekzaminuar shpejtësinë e menjëhershme e të paqëllimtë të makinave. Por ata konkluaduan në një mbledhje duke i kursyer Tojotës 100 milion dollarë përmes negociatave për riparime të kufizuara të automjeteve.”

Ligjvenësit gjithashtu akuzojnë Tojotën se kishte dijeni për problemet disa vite më parë. Rhonda Smith që zotëron një makinë Tojota tha se ajo dhe burri i saj u munduan ta paralajmëronin Tojotën në tetor të vitit 2006, pasi automjeti Leksus që prodhohet nga Tojota shtoi vetvetiu shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë megjithë përpjekjet për ta ndaluar.

“Mendova se makina do të kapte shpejtësinë maksimale dhe do ta përplasja makinën në pjesët mbrojtëse të rrugës që të mos vrisja edhe të tjerët në rrugë. Dhe ju luta Zotit që të më ndihmonte.”

Pastaj ajo i telefonoi të shoqit.

“E dija që ai nuk mund të më ndihmonte po vetëm doja të dëgjoja zërin e tij për herë të fundit.”

Pastaj, tha ajo, ashtu sikurse kishte shtuar shpejtësinë, makina e ndaloi atë. Zonja Smith dhe bashkëshorti i saj thanë se më pas kur ishin ankuar tek Tojota, ata ishin quajtur gënjeshtarë.

James Lents, shefi i divizionit amerikan të shitjeve të Tojotës kërkoi ndjesë për reagimin fillestar të Tojotës dhe se kompania kishte bërë gjithçka dinte për të rregulluar problemin, duke u përqendruar tek tapeti poshtë kembëve të shoferit dhe pedali problematik i gazit.

Por David Gilbert, profesor i auto-industrisë në Universitetin e Illinoit Jugor, thotë se ju deshën më pak se katë orë për të gjetur se problemi ishte me sistemin elektrik dhe kompjuterin që ndihmon në drejtimin e makinës.

“Nëse qarku është difektoz, përsa i përket kompjuterit, kjo gjë është në rregull.”

Disa ligjvenës kanë sfiduar deponimet e deshmitarëve por mesa duket do të ketë pyetje më të vështira sot për Tojotën, kur presidenti i kompanisë Akio Toyoda, pritet të deshmojë para një komiteti tjetër.

Në një deklerat me shkrim të publikuar me kohë, Toyoda u thotë ligjvenësve se emri i tij është në çdo makinë dhe se ata kanë angazhimin e tij personal që Tojota do të punojë energjikisht për të rikthyer besimin e klientëve të saj. //kh//

XS
SM
MD
LG