Lidhje

Shqipëri, qeveria përsëri komitet emergjence për përmbytjet


Në Shqipëri qeveria vendosi sot të ngrejë sërish komitetin e emergjencës pas situatës problematike që është krijuar në zonën e Shkodrës për shkak të reshjeve të mëdha. Në mëngjes ministri i Ekonomisë Dritan Prifti njoftoi se ka patur një rritje të ndjeshme të nivelit të ujërave në basenet e hidrocentraleve mbi Drin vecanërisht në Fierzë ku gjatë natës prurjet kanë qenë gati në 3 mijë metyra kub në sekondë dhe niveli i liqenit të Fierzës është shumë pranë kuotës maksimale. Ministri Prifti parlajmëroi përmbytje të mundshme në rast të shkarkimeve masive.

Autoritetet e emergjencave civile e cilesuan sot si teper te rrezikshme situaten e krijuar nga rreshjet e shumta dhe shkarkimet ne rritje nga hidrocentralet e Kaskades se Lumit Drin. Ata i bene thirrje banoreve te Nenshkodres qe te evakuohen nga zonat e rrezikuara prej permbytjeve. Nderkohe jane njoftuar masa emergjente per ngritjen e tre kampingjeve si dhe nisjen e procedurave te evakuimeve. Shtimi me shpejtesi i prurjeve dhe i shkarkimeve nga hidrocentralet e Kaskades se Lumit Drin po rrezikon perseritjen e permbytjeve masive te ketij fillimviti, kur ne zonen e Nenshkodres u permbyten 12 mije hektare toke bujqesore dhe rreth 5 mije shtepi banimi. Korrespondenti ynë, Pellumb Sulo pergatiti kroniken në vazhdim.

XS
SM
MD
LG