Lidhje

Rama: PS do të kthehet në parlament; të enjten betimi i deputetëve


Në Shqipëri, Partia Socialiste njoftoi të mërkurën në mbrëmje se deputetët e saj do të shkojnë nesër në parlament. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi megjithatë se ky nuk është një hap prapa dhe se përpjekja për të bërë transparencën e procesit zgjedhor përmes hapjes së kutive të votimit do të vazhdojë.

Deputët socialistë do të bëjnë të enjten betimin duke qenë se mandatet e tyre rrezikoheshin të digjeshin. Ata do të paraqesin edhe një propozim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar i cili do të përfshijë edhe hapjen e kutive, një kërkesë kjo e refuzuar në mënyrë të përsëritur nga shumica e cila e konsideron si antikushtetues një veprim të tillë.

Zoti Rama la të kuptohet qartë se nëse propozimi i tyre do të refuzohet atëhere deputetët socialistë nuk do të vazhdojnë qëndrimin në parlament, por siç tha ai, ata do të vihen në krye të protestave popullore deri në plotësimin e kërkesave. //bsa//

XS
SM
MD
LG