Lidhje

Shpërthimet trondisin kryeqytetin afgan


Policia afgane thotë se të paktën 17 veta, duke përfshirë të huaj, u vranë nga një sulm vetvrasës dhe shpërthime të tjera në kryeqytetin Kabul.

Hetuesit thonë se të paktën 32 persona u plagosën në sulmet që ndodhën pranë një ndërtese afro nëntë-katëshe me dyqane dhe dy hoteleve që frekuentohen nga të huajt.

Zyrtarët afganë thonë se të paktën katër nga të vrarët janë me kombësi indiane. Autoritetet thonë se të paktën një italian është vrarë ose plagosur dhe se policia kishte qëlluar dhe vrarë dy nga autorët e dyshuar të sulmeve.

Presidenti afgan Hamid Karzai i dënoi sulmet “me fjalët më të ashpra” dhe i shprehu “keqardhjen dhe ngushëllimet më të thella” Indisë.

Talibani ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se të paktën pesë veta kishin qenë të përfshirë në sulmet vetëvrasëse.

XS
SM
MD
LG