Lidhje

Itali: Do të vazhdojë gjykimi i kryeministrit nën akuzat për korrupsion


Itali: Do të vazhdojë gjykimi i kryeministrit nën akuzat për korrupsion
Itali: Do të vazhdojë gjykimi i kryeministrit nën akuzat për korrupsion

Një gjykatë italiane hodhi sot poshtë kërkesën e avokatëve të Kryeministrit Silvio Berluskoni për të pezulluar gjyqin e tij për korrupsion, por e shtyu seancën deri më 26 mars.

<!-- IMAGE -->

Vendimi i sotëm pason vendimin e gjykatës së shkallë së dytë në Romë për lirimin nga akuzat të një avokati britanik, të akuzuar se kishte marrë ryshfet nga zoti Berluskoni.

Avokati Dejvid Mills ishte dënuar me më shumë se katër vjet burgim për një ryshfet prej 600 mijë dollarësh në shkëmbim për të fallsifikuar dëshminë në emrin e kryeministrit italian.Por gjykata e Romës vendosi se afati i gjykimit të kësaj çështjeje të vitit 1999 kishte skaduar.

Vendimi i gjykatës është i fundit në një seri zigzakesh në çështjen Berluskoni.Prokurorët akuzuan fillimisht vetë zotin Berluskoni dhe avokatin Mills për të njejtën çështje, por parlamenti i Italisë miratoi një ligj për mbrojtjen e zotit Berluskoni nga inkriminimi gjatë periudhës që mban postin e kryeministrit.

Ligji u shpall anti-kushtetues vitin e kaluar.Koha është me rëndësi kritike në këtë çështje, meqë fitorja e zotit Mills sugjeron se edhe akuzat kundër zotit Berluskoni mund të hidhen poshtë për të njejtën arsye.

Udhëheqësi italian nuk i ka pranuar akuzat për dhënie ryshfeti. //mm//

XS
SM
MD
LG