Lidhje

Billi Demong, fitues i shumë garave gjatë Lojrave Olimpike


Skiatori amerikan Billy Demong që garon në shtegun e kombinuar nordik ka vendosur që të mbaj flamurin për ekipin amerikan në ceremoninë mbyllëse të Lojrave Olimpike dimërore në Vankuver.

Është e sigurtë se Billy Demong i Shteteve të Bashkuara nuk do të harrojë kurrë lojrat dimërore të Vankuverit. Përveç faktit se ai dhe ekipi i tij fitoi medaljen e argjendë në garën e kombinuar nordike me ski, të ejten ai hyri në histori duke u bërë amerikani i parë që mori medalje të artë në sllallomin gjigand në Whistler.

Demong tha se marrja e medaljes së artë dhe asaj së argjendë me anëtarin i ekipit të tij Johnny Spillane ishte arritje që ata kishin synuar për një kohë të gjatë.

"Kur u ngrita në podium dhe pastaj kur pash dy flamurë amerikan tek ngriheshin ndërkohë që himni amerikan dëgjohej, më pas unë dhe Johnny u pamë në sy dhe sikur i thamë njëri-tjetrit, ja arritëm."

Pak kohë pas fitimit të medaljes së artë, 29 vjeçari Demong befasoi të dashurën e tij Katie Koczynski duke i propozuar asaj të fejoheshin gjatë festimeve që u zhvilluan pas garës. Demong thotë se ai e kishte unazën për një kohë të gjatë por mendoi se dita e enjte ishte moment i përshtatshëm për ti propozuar të dashurës. Ai thotë:

"Ishte sikur të zbrisja nga kodra dhe thashë, ku është mikrofoni?. Bëra disa komente të shkurtëra dhe pastaj hoqa mikrofonin dhe u ula në një gju dhe i propozova asaj. Në fakt nuk e dëgjova përgjigjen e saj, por ajo me dëshirë vendosi unazën në gisht, dhe unë e kuptova se ishte përgjigje pozitive."

Katie Koczynski, ish garuese amerikane në garat e rreshqitjes në bark, tha të premten se ja merrte mendja se Demong mund t'i propozonte asaj, por ajo ishte vërtetë e befasuar kur ndodhi kjo.

Sikur marrja e medaljeve dhe fejesa të mos ishin të mjafueshme për Demong, fitues i katërfishtë në lojërat olimpike, ai gjithashtu u emërua një nga anëtarët e ekipit të tij për të mbajtur flamurin amerikan në ceremoninë mbyllëse të lojërave olimpike. Demong tha se ai pret me padurim ti bashkohet listës së ish kampionëve olimpik Erik Heiden, Bonnie Blair, dhe Dan Jansen.

"Fitimi i medaljes së artë fletë për punën dhe për përkushtimin për t'u bërë atlet i elitës. Por të zgjidhesh mes shokëve të tu për të mbajtur flamurin është një mirënjohje shumë e veçantë."

Demong thotë se ai i ka vendosur menjanë planet e tij për të hequr dorë nga sporti. Skiatori thotë se ai dëshiron të punoj me anëtarët e rinjë të ekipit për të siguruar vazhdimësinë e programit të Shteteve të Bashkuara për arritjen e sukseseve në lojrat olimpike. //mm//

XS
SM
MD
LG