Lidhje

Topalli, nesër vendoset për komisionin parlamentar


Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli njoftoi sot Partinë Socialiste se nesër do të mbledhë konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të marrë në shqyrtim kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Po sot kryetari i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës përshëndeti hyrjen e socialistëve në parlament duke theksuar se shpresonte që ky hap të shënojë fillimin e një pjesmarrjeje të vazhdueshme në punimet e parlamentit.

XS
SM
MD
LG