Lidhje

Obama: Ndryshime të mundëshme në strategjinë bërthamore


Obama: Ndryshime të mundëshme në strategjinë bërthamore
Obama: Ndryshime të mundëshme në strategjinë bërthamore

Presidenti Barak Obama u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Robert Gates të henën për të diskutuar ndryshimet e mundëshme në strategjinë bërthamore amerikane.

Njoftimet e shtypit thonë se zoti Obama mund të vendosë që të reduktojë rezervat bërthamore amerikane me disa mijëra mbushje bërthamore. Përveç kësaj, thuhet se ai po konsideron një premtim publik se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë punën për ndërtimin e armëve të reja bërthamore, si bomba e propozuar për shkatërrimin e objektivave nëntokësor.

Çdo ndryshim në strategjinë bërthamore amerikane do të përfshihet në një dokument të quajtur “Rishikimi i Gjendjes Bërthamore” që publikohet nga të gjithë presidentët.

Rishikimi i zotit Obama, që thuhet të jetë afër përfundimit, mund ti japë përgjigje pyetjes kritike se çfarë mund të detyrojë Amerikën që të marrë një vendim për përdorimin e armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG