Lidhje

Klinton: SHBA gati të ndihmojnë Kilin e shkatërruar nga tërmeti


<!-- IMAGE -->

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kilin e shkatërruar nga tërmeti, ndalesa e tretë në turneun e saj në 6 vende të Amerikës Latine.

Sekretarja Klinton u tha sot gazetarëve në Santiago se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë qeverinë kiliane në ç’do mënyrë të mundshme.

Duke folur krah për krah Presidentes Bachelet, Sekretarja Klinton tha se Shtett e Bashkuara janë mirënjohëse për atë që bëri Kili në Haiti pasi ai vend u godit nga tërmeti shkatërrimtar në fillim të vitit.
Ajo tha se ekipet kiliane të shpëtimit ishin disa prej më të mirave në botë.

Gjatë vizitës së saj, Sekretarja Klinton kishte në plan të takohej edhe me presidentin e zgjedhur të Kilit, Sebastian Pinera, i cili fillon detyrën javën e ardhshme.

Sekretarja e Shtetit ka me vete edhe telefonë satelitorë shumë të nevojshëm për atë vend. Pajisjet e komunikimit përbëjnë ndihmën e parë të Shteteve të Bashkuara për këtë vend të Amerikës Latine që prej tërmetit të së shtunës.

XS
SM
MD
LG