Lidhje

Ukrainë, shpërbëhet koalicioni pro-perëndimor i Timoshenkos


Në Ukrainë, koalicioni pro-perëndimor i kryeministres Julia Timoshenko u shpërbë sot, duke humbur shumicën që kishte në Parlament dhe duke i hapur rrugën Presidentit të ri ta konsolidojë pushtetin.

Presidenti Viktor Janukoviç e mundi me një diferencë të vogël votash zonjën Timoshenko në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua muajin e kaluar.

Por deri tani zonja Timoshenko ka qenë e aftë të pretendonte se kishte siguruar shumicën ndaj partisë së zotit Janukoviç në Parlament dhe ka vazhduar ta mbajë postin e kryeministres.

Partitë politike të Ukrainës tani duhet të formojnë një koalicion të ri të shumicës dhe mundet të grupohen rreth Partisë së Rajoneve të Presidentit.

Në se nuk formohet dot koalicioni i ri, Presidenti Janukoviç mund të ushtrojë të drejtën për ta shpërndarë Parlamentin dhe të kërkojë të mbahen zgjedhje të menjëhershme.

Zoti Janukoviç, i cili bëri betimin si President i Ukrainës muajin e kaluar, është zotuar të krijojë një shtet evropian neutral dhe të mos e lerë vendin në buzë të greminës ekonomike.

XS
SM
MD
LG