Lidhje

Qeveria e Kosovës e vendosur për të integruar veriun


Qeveria e Kosovës tha sot se është e vendosur për të zbatuar një strategji të saj dhe të zyrës civile ndërkombëtare për të integruar veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Në një debat në Parlament, zyrtarët e qeverisë thanë se zbatimi i ligjit në atë pjesë nuk nënkupton përdorimin e dhunës. Debati pati shumë përplasje për shkak të pakënaqësisë së një numri deputetesh, të cilët thanë se strategjia nuk u është bërë e njohur asnjëherë, por as edhe mekanizmat dhe afatet për zbatimin e synimeve të tilla. Kjo strategji kundërshtohet ashpër edhe nga Beogradi dhe serbët e veriut.

XS
SM
MD
LG