Lidhje

Afganistan: Presidenti Karzai viziton zonat e luftimit


Afganistan: Presidenti Karzai viziton zonat e luftimit
Afganistan: Presidenti Karzai viziton zonat e luftimit

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, zhvilloi një udhëtim të paparalajmëruar sot në Marxhah, e njohur si një ish bazë e rëndësishme e talebanëve, rimarrë sëfundi nga ofensiva e forcave amerikane, britanike dhe afgane.

<!-- IMAGE -->

Presidenti u takua me rreth 300 udhëheqës vendorë në një xhami dhe iu kërkoi atyre që të mbështesin qeverinë e tij në këmbim të sigurisë dhe rindërtimit.

Të moshuarit i premtuan atij mbështetjen e tyre, por gjithashtu iu ankuan zotit Karzi për kushtet e tyre të jetesës, sikurse dhe për korrupsionin qeveritar, sjelljen e forcave të huaja dhe vrasjet e civilëve.

Z. Karzai u shoqërua në këtë vizitë nga komandanti i NATO-s në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, i cili nuk bëri asnjë deklaratë publike gjatë dy orëve të takimit.

Më parë gjatë ditës, zyrtarë afganë thanë se një rakete ose predhë mortaje u hodh, por nuk shpërtheu, rreth 4 kilometra nga delegacioni presidencial.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin. Zyrtarët thanë se nuk pati të plagosur. //mm//

XS
SM
MD
LG