Lidhje

Kalendari historik i datës 10 prill - 2001-04-11


Më 10 prill të vitit 1942, rreth 75 mijë ushtarë amerikanë dhe filipinas, të zënë rob nga japonezët në ishullin Luzon të Filipineve, u detyruan të viheshin në rradhë dhe u urdhëruan të fillonin atë që njihet si “Marshimi i Vdekjes” në Bataan. Amerikanët dhe Filipinasit përbënin njësitë që kishin mbetur në Luzon, kur japonezët pushtuan Filipinet më 10 dhjetor të vitit 1941. Për t’u mbrojtur nga forcat japoneze më të mëdha në numër, gjeneralit McArthur vendosi të tërhiqej në pyjet e dendura të gadishullit Bataan. Japonezët filluan t’i zhvendosnin robërit e luftës rreth 100 kilometra drejt një nyjeje hekurudhore për t’i transportuar ata në kampet e robërve të luftës. Disa prej tyre u arratisën gjatë rrugës, por 7 deri në 10 mijë prej tyre vdiqën gjatë rrugës për shkak të sëmundjeve, plagëve, urisë dhe torturave. “Marshimi i Vdekjes” në Bataan i acaroi së tepërmi amerikanët duke i bërë më të vendosur në luftë kundër Japonisë.

Botuesi Joseph Pulitzer, i cili ndërtoi perandorinë e gazetave dhe të periodikëve në Shtetet e Bashkuara, ka lindur në Hungari më 10 prill 1847. Ai imigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 17-vjeçare dhe me punën e tij arriti të bëhej një nga më të pasurit e Amerikës dhe personi më me ndikim në fushën e shtypit. Njëri prej organeve të tij me emër, gazeta “Post Dispatch” e qytetit Saint Louis, ishte e njohur për njoftimet e saj lidhur me korrupsionin politik dhe krimin. Zoti Pulitzer bleu më vonë gazetën e New Yorkut “The World” dhe punësoi në të gazetarët më të talentuar. Përmes ilustrimeve dhe karikaturave, ai bëri që të rritej interesi i lexuesve për gazetën. Synimi i tij ishte përfshirja në faqet e saj e lajmeve dhe e komenteve në mënyrë që t’i bënte ato aq imponuese, sa çdo amerikan të donte t’i lexonte. Ai kërkoi të përjetësonte gazetarinë cilësore, kështu që me vullentin e tij krijoi një fond për ngritjen e një shkolle pas universitare për gazetarinë në Columbia University në New York. Joseph Pulitzer u bë nismëtari i çmimeve Pulitzer në gazetari, zhanre të tjerë të të shkruarit, si dhe në fushën e muzikës.

XS
SM
MD
LG