Lidhje

Kalendari historik i datës 13 prill - 2001-04-16


Më 13 prill të vitit 1943, presidenti Franklin Roosvelt drejtoi cerominitë kushtuar moumentit kombëtar të Thomas Jeffersonit në Washington DC. Jefferson ishte i treti presidenti i Shteteve të Bashkuara. Si autori kryesor i statutit të Virxhinias për liritë fetare dhe Deklaratën e Pavarësisë, ai shihet në historinë Amerikane si njëri prej kampionëve më të mëdhenj të lirisë politike dhe shpirtërore. Statuja e Thomas Jeffersonit, prej 6 metrash e lartë, qendron nën kupolën e monumentit. Disa prej postulateve më të famsheme të Jeffersonit janë të gdhendura nëpër muret e kompleksit munumental. Ndërmjet të tjerash, ndodhet edhe kjo frazë për lirinë: ”Jam betuar në altarin e Zotit, të jem armik i përjetshëm kundër çdo forme tiranie mbi mendjen njerëzore”.

Më 13 prill të vitit 1958, pianisti amerikan, Van Cliburn, Fitoi Konkursin Ndërkombëtar Tchaikovsky të Pianos në Moskë. Edhe pse finesa teknike në ekzekutim e Van Cliburnit dhe talenti dramatik në tastierë drithëruan dëgjuesit, triumfi i tij erdhi gati kundër të gjitha parashikimeve. Konkurimi gëzonte standartet më të larta ndërkombëtare dhe gjatë shumë vitesh ai ishte mbizotëruar nga evropianët. Shumë vetë pyesnin veten nëse vallë juria do t’i jepte çmimin Tchaikosvsky një amerikani, pasi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë, ishin në nivelin e tyre më të ulë. Van Cliburn u kthye në Shtetet e Bashkuara me triumf duke u bërë muzikanti i parë që nderohej ndonjëherë me njërën prej paradave ticker-tape të New Yorkut. Pasi kishte kaluar disa vite duke dhënë koncerte nëpër botë, ai u kthye në Texas. Më vonë ai krijoi një fondacion për të ndihmuar financiarisht karrierën e artistëve të rinj të muzikës klasike dhe themeloi në Texas Konkurimin Ndërkombëtar Van Cliburn për Pianistët.

XS
SM
MD
LG