Lidhje

Kalendari historik i datës 22 prill - 2001-04-20


30 vjet më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën këtë ”Dita e Tokës”. Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të New Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy orëshe. Më tepër se 10 milionë nxënësve të shkollave amerikane filluan tu jepeshin orë të veçanta mësimi për mjedisin, ku theksohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisi. Edhe kongresi amerikan i pezulloi punimet, në mënyrë që anëtarët e tij të të mund të merrnin pjesë në veprimtaritë e organizuara në shtetet përkatëse me rastin e Ditës së Tokës. Po atë ditë, rreth 10 mijë vetë u mblodhën në lëndinën përpara Monumentit të Washingtonit në kryeqytetin amerikan, për t’i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa më të fuqishëm në drejtim të mbrojtjes së mjedisit. Dita e Tokës vazhdon të festohet çdo vit në vende të ndryshme të botës me aktivete të ndryshme. Këtë vit, pritet që në veprimtaritë e organizuara me rastin e ditës së tokës të marrin pjesë 500 milionë njerëz. Lëvizjen për Mbrojtjen e Mjedisit e përkrahin njerëz nga të gjitha shtresat e popullsisë: mësues, studentë, artistë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë. Ajo që filloi në vitin 1979 thjesht si një lëvizje për mbrojtjen e ujit, ajrit dhe burimeve të tjera natyrore, sot është zgjeruar dhe ka marrë përmasat e një rryme të përgjithshme, që përkrahet nga të gjithë.

Më 22 prill të vitit 1937 lindi në Neptune të shtetit New Jersey, Jack Nicholson, që u bë aktori më i njohur në historinë e filmave amerikanë. Në fillim të karrierës së tij, Nicholson luajti role pak të njohur në teatër, filma televizivë dhe kinematografikë si dhe në filma horror. Nicholson fitoi më tepër vëmendjen e publikut në vitin 1969, me rolin e gjykatësit në filmin tepër të njohur ”Easy Rider”. Në filmat që luajti më pas, ai u dallua për interpretimin e roleve kryesore si në komedi, ashtu edhe në drama. Nicholson u bë aktor i preferuar si për publikun, ashtu edhe për disa nga kritikët e kinematografisë. Ai ka marrë 3 çmime Oscar, fillimisht për portretizimin e rolit të një pacienti me të meta mendore, në filmin ”One flew over the Cuckoo nest” në vitin 1975; më pas në vitin 1983, për interpretimin në filmin ”Terms of Endearment’, si dhe në vitin 1997, për interpretimin e personazhit të një shkrimtari të pakënaqur në komedinë romantike ”As good as it gets”. Jack Nicholson vazhdon të jetë një yll i shquar i skenës amerikane edhe sot, pas më tepër se katër dekadash të karrierës së tij të suksesshme.

XS
SM
MD
LG