Lidhje

Kryeministri shqiptar në Uashington - 2001-05-01


Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, u takua në Washington me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney, për bisedime mbi gjendjen në Ballkan dhe çështje të tjera dypalëshe. Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte i pranishëm për pak çaste edhe presidenti Bush. Udhëheqësi shqiptar u takua edhe me drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Horst Kohler, dhe Drejtorin e Bankës Botërore, James Wolfenson. Kryeministri Meta ndodhet në Washington për një vizitë triditëshe.

XS
SM
MD
LG