Lidhje

Kalendari historik i datës 3 maj - 2001-05-03


Më 3 maj të vitit 1958, presidenti Dwight Eisenhower njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin ftuar Bashkimin Sovjetik dhe dhjetë vende të tjera në një konferencë për të diskutuar mbi kontinentin e Antarktidës. Takimi i Uashingtonit kishte si qëllim arritjen e një marrëveshjeje që kontinenti i Polit të Jugut të përdorej vetëm për qëllime paqësore. Më 1 dhjetor të vitit 1959, delegatë nga 12 vende, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik, Australia, Argjentina, Belgjika, Britania e Madhe, Kili, Franca, Japonia, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Afrika e Jugut, nënshkruan një traktat që e përcaktonte Antarktidën si territor shkencor të ndaluar për të gjitha aktivitetet ushtarake dhe provat bërthamore. Në Antarktidë ndalohej edhe groposja e mbetjeve radioaktive. Marrëveshja kërkonte gjithashtu që vendet e ndryshme të hiqnin dorë nga pretendimet territoriale ndaj kontinentit të ngrirë. Traktati i Antarkdidës është ende në fuqi dhe vazhdon të shikohet si model për bashkëpunimin paqësor ndërkombëtar. Më 3 maj të vitit 1937, shkrimtarja Margaret Mitchell mori çmimin Pulitzer për romanin e saj ”Bashkë Me Erën”. Në të, përshkruhet shoqëria skllavopronare në shtetet e jugut dhe rënia e saj gjatë luftës civile amerikane në vitit 1860. ”Bashkë Me Erën” u bë një rast i rrallë në historinë e botimeve, kur ditën e parë të daljes në treg, u shitën 50 mijë kopje. Brenda një viti u shitën 1 milionë e gjysëm kopje. Romani është përkthyer në rreth 30 gjuhë, si dhe në sistemin e shkrimit për të verbërit. Clark Gable dhe Vivien Lii kanë luajtur rolet kryesore në filmin e xhiruar në vitin 1939, skenari i të cilit bazohej tek libri dhe vazhdon të jetë njëri prej filmave më të njohur amerikanë të të gjitha kohrave.

XS
SM
MD
LG