Lidhje

Kalendari historik i datës 5 maj - 2001-05-07


Më 5 maj, 1945 në Lakeview, të shtetit Oregon, në pjesën veriperëndimore të Paqësorit në Shtetet e Bashkuara, një grua dhe pesë fëmijë fqinjë të saj u vranë kur po përpiqeshin të tërhiqnin nga pemët një tollombac japonez. Elsie Mitchell dhe fëmijët nuk e dinin se tollombaci ishte i rrezikshëm, dhe në fakt ai shpërtheu. Kjo ndodhi gjatë muajve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte incidenti i vetëm gjatë luftës kur qytetarë amerikanë u vranë si pasojë e veprimeve luftarake në pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara. Qeveria amerikane i dhuroi më pas burrit të Elsie Mitchell një shumë prej 5 mijë dollarësh, dhe nga tre mijë dollarë për çdo familje të fëmijëve të vrarë.

Më 5 maj të vitit 1961, komandanti i marinës, Alan Shepard, ishte amerikani i parë që shkonte në hapësirë. Anija e serisë “Mercury”, e quajtur “Freedom Seven”, ndodhej 185 kilometra larg Tokës. Anija e Alan Shepard-it ra pa u dëmtuar në Oqeanin Atlantik 15 minuta pas nisjes.

XS
SM
MD
LG