Lidhje

SHBA fillon sërish fluturimet ushtarake të përgjimit pranë brigjeve kineze - 2001-05-07


Zyrtarët e departamentit të mbrojtjes thonë se një aeroplan zbulimi i flotës ajrore, R-C-135, u ngrit nga baza e tij në Okinawa për realizimin e një misioni vëzhgimi gjatë ditës. Zyrtarët thonë se fluturimi i këtij aeroplani nuk është zbuluar nga avionët luftarakë kinezë dhe ai u kthyer në bazë pa probleme.

Adminsitrata e presidentit Bush është zotuar të vazhdojë misione të tilla me gjithë kërkesat e Kinës për t’i ndaluar ato, pas përplasjes ndërmjet njërit prej reaktivëve kinezë me një avion përgjimi të marinës amerikane, E-P-3, në ujrat ndërkombëtare të detit të Kinës Veriore.

Reaktivi kinez u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e pilotit. Avioni amerikan, i dëmtuar rëndë, arriti të bënte një ulje të detyruar në ishullin kinez, Hainan. Ekuipazhi amerikan prej 24 vetësh u mbajt në Kinë për 11 ditë dhe më pas u lirua. Avioni amerikan vazhdon të ndodhet në Kinë.

Një ekip ekspertësh amerikanë, javën e kaluar, studjoi në vend gjendjen e aeroplanit dhe raportoi se ai mund të riparohej dhe të ishte në gjendje të fluturonte për t’u larguar nga Kina. Megjithatë ka një çështje të cilën zyrtarëve të Pentagonit u duhet ende ta bisedojnë me autoritetet kineze. Burime të Pentagonit thonë se Kina ka dhënë më parë shenja se do të preferente që aeroplani të çmontohej dhe të ngarkohej në anije për t’u larguar nga ishulli Hainan.

Zyrtarët kinezë besohet se e kanë shqyrtuar me imtësi pjesën e brendshme të E-P-3-it, i cili është i ngarkuar me pajisje të sofistikuara, të prodhuara për të mbledhur informacion lidhur me ndërlidhjen ushtarake në Kinë dhe operacionet në brendësi të vendit. Incidenti ka tendosur marrëdhëniet ndërmejt Pekinit dhe Washingtonit. Departamenti i mbrojtjes, pas përplasjes, ka vendosur të rivlerësojë të gjitha kontaktet ushtarake me Kinën.

XS
SM
MD
LG