Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara jepen çmimet Pulitzer për artikujt gazetareskë, librat, dramat dhe muzikën më të mirë. Këto çmime jepen nga Universiteti Kolumbia i New Yorkut, çdo vit, që nga viti 1917. Ky çmimi filloi të jepet nga botuesi Joseph Pulitzer, i cili lindi në Hungari në vitin 1847. Pulitzer erdhi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Saint Louis të shtetit Missouri, ku filloi punën si gazetar. Më pas, ai filloi të blejë kompani gazetash. Në vitin 1883, Joseph Pulitzer bleu gazetën The New York World dhe shumë shpjet e shndërroi atë në një nga gazetat më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Kjo gazetë në atë kohë shitej më tepër se çdo gazetë tjetër e vendit.
Zoti Pulitzer shumë shpjet u tepër i pasur. Kur ai vdiq, në vitin 1911, ai i la 2 milionë dollarë Universitettiti Kolumbia të New Yorkut. Një pjesë e këtyre parave ai i caktoi të përdoren për krijimin e një fakulteti pasuniversitar të gazetarisë. Pjesa tjetër e parave do të përdorej për çmimet qo do t’u jepeshin shkrimeve më të mira të botuara në Shtetet e Bashkuara.
Këtë vit, Univeristeti Kolumbia dha 15 çmime Pulitzer për fushën e gazetarisë, si dhe 7 të tjerë për vepra artistike. Midis tyre përfshihen 4 shkrimtarë, një poet, një dramaturg dhe një muzikant.
Midis fituesve të këtij viti të çmimeve Pulitzer për gazetarinë, janë një cilël shkrimesh mbimarrëdhëniet racore në Amerikë të botuara në gazetën New York Times.
Një tjetër fitues i çmimit Pulitzer për gazetarinë, është Ian Johnson, për një artikull me temë nga ngjarjet ndërkombëtare. Ndërsa gazetës Miami Herald të Floridës ju dha çmimi Pulitzer për raportimin e ngjarjeve në lidhje historinë e 6-vjeçarit kubanez Elion Gonzales. Lidhur me këtë ngjarje, gjithashtu mori çmimin Pulitzer fotografi Alan Diaz i agjencisë Associated Press. Fituese e çmimit Pulitzer për kritikën është Gail Cladwell, për shkrimet e saj kritike lidhur me jetën dhe shkrimet amerikane. Historiani Herbert P. Bix është fitues i çmimit Pulitzer për librin e tij “Hirohito, dhe krijimi i Japonisë moderne”. Midis fituesve të tjerë të çmimit Pulitzer është edhe poeti Stephen Dunn, për përmbledhjen e tij poetike “Different Hours”, dramaturgu David Auburn për dramën “Proof” dhe kompozitori John Corigliano për muzikën e Simfonisë Numër Dy Për Orkestrën e Harqeve.