Lidhje

Kalendari historik i datës 12 maj - 2001-05-11


Më 12 maj 1975, forcat kamboxhiane kapën anijen S.S. Mayaguez, një anije private tregëtare amerikane. Qeveria kamboxhiane tha se anija ishte në ujrat teritoriale të Kamboxhias. Megjithatë, anija ishte rreth 90 kilometra nga brigjet e Komboxhias kur u rrethua dhe u morr. Presidenti i atëhershëm amerikan Gerald Ford e quajti kapjen e anijes një akt piraterie dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të saj dhe ekuipazhit. Pas dy ditë heshtje nga qeveria e Phom Penit forcat e marinës dhe ato ajrore amerikane liruan ekuipazhin dhe morrën anijen.

Më 12 Maj, 1774, përfaqësues nga fshatrat dhe qytetet në rajonin New England, në verilindje të Amerikës u takuan për të diskutuar si mund të ndihmonin Bostonin të përballonte një ligj të ri britanik. Parlamenti britanik kishte miratuar një ligj për të mbyllur portin e Bostonit si ndëshkim për protestën e njohur me emrin "Tea Party" - "Festa e çajit" kur banorët hodhën disa tonë çaji britanik në det në shenjë proteste ndaj taksës së re për çajin. Kopja e parë e ligjit, arriti në qytet në 10 maj dhe ndërkohë që përfaqësuesit po takoheshin, ushtarët britanik po mbërrinin për të zbatuar ligjin e ri. Si rezultat i takimit të 12 majit, qytetet më New England dërguan dele, gjedhë dhe grurë në Boston për të mbajtur me ushqim banorët ndërkohë që porti ishte i mbyllur.

XS
SM
MD
LG