Lidhje

Shtyhet egzekutimi i Timothy McVeigh - 2001-05-11


Sekretari i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara John Ashcroft thotë se do ta shtyjë ekzekutimin e terroristit Timothy McVeigh për më 11 qershor pasi Byroja Federale e Hetimeve, FBI, u dha avokatëve mbrojtës qindra dokumente me vonesë lidhur me çështjen. Zoti Ashcroft thotë se megjithatë ai është i sigurtë se dokumentet e reja nuk e përmbysin vendimin e jurisë që e shpalli McVeigh fajtor për vrasjen e 168 vetëve në sulmin me bombë të vitit 1995 në Oklahoma City.

XS
SM
MD
LG