Lidhje

Në Kosovë arratiset një person i ndaluar - 2001-05-14


Zyrtarë të trupave të Natos në Kosovë thonë se një person i cili dyshohet se ka lidhje me shpërthimin e një autobusi, ku humbën jetën 10 serbë, është arratisur nga qelitë e paraburgimit. Paqeruajtësit bëjnë të ditur se Florim Ejupi u arratis gjatë natës nga burgu, i cili ndodhet nën kontrollin e paqeruajtësve në Kosovën Juglindore. I arratisuri ishte ndaluar nën dyshimet se kishte lidhje me shpërthimin e bombës në një autobus të shoqëruar nga paqeruajtësit e Natos në mes të muajit shkurt. Autobusi po transportonte serbë që do të vizitonin Kosovën. Shpërthimi ndodhi në momentin kur autobuzi po hynte në Kosovë në afërsi të Podujevës.

XS
SM
MD
LG